BERAT- Një virus i rrezikshëm, i përhapur ditët e fundit në qytetin e Beratit ka bërë që 5 foshnja 0-2 muajshe të futen në terapi intensive. 

Bluzat e bardha bëjnë me djie se fëmijët kanë shfaqur komplikacione të rënda të aparatit respirator.

Fëmijët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që ende nuk dihet shkaktari i sëmundjes së tyre. 

Fëmijët e sëmurë janë shtruar në reapartin e pediatrisë së qytetit, ndërkohë që mjekët bëjnë apel që të kihet kujdes me virozat e shfaqura ditët e fundit, teksa qetësojnë se 5 vogëlushët e shtruar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.