Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi në qytetin e Burrelit.
Mësohet se vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në çerdhe. I mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.
Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella. Do të jetë eksprtiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.





