Kryebashkiaku i dorëhequr i Himarës, Jorgo Goro është dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në qeli.

Ai mësohet se nuk është ndjerë mirë mbrëmjen së martës dhe autoritetet e burgut e kanë transferuar për ndihmë mjekësore në QSUT.

Jorgo Goro, i cili u arrestua për shpërdorim detyre më 23 mars, vuan nga probleme të zemrës dhe me tensionin, raporton gazetarja Klodiana Lala.