Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është testuar për COVID-19 pas disa simptomave që i janë paraqitur.

Veseli shkruan në Facebook se është vetëizoluar deri në konfirmimin e rezultatit ndërsa apelon që qytetarët të respektojnë masat.

POSTIMI I VESELIT

Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!