Në vendin tonë tashmë janë identifikuar disa zona ku është shfaqur grupi i shpendëve, H5N1.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik deri më tani bëhet fjalë vetëm për shpendë të infektuara, dhe nuk ka asnjë rast të infektimit të qytetarëve.
Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik thotë se rreziku i infektimit nga shpendët tek njeriu është i lartë tek personat që kujdesen për rritjen e tyre.
Gjithashtu virusi transmetohet përmes kontakteve të afërta dhe spërklave të shpendit të sëmurë.
Ndërsa shenjat e H5N1 te njeriu, fillimisht ngjasojnë me gripin e stinës, por rëndimi i frymëmarrjes dhe shfaqja e shenjave të tjera duhet të alarmojnë fermerin për të raportuar te mjeku situatën e tij.
Megjithatë, Bino këshillon qytetarët që vezët dhe mishin e shpendëve ta gatuajnë në temperature të larta.
Ekspertët e ISHP i bëjnë thirrje fermerëve dhe drejtuesve të pularive që asgjësimi i shpendëve të sëmura bëhet sipas protokolleve të duhura.