10 korrik 2015 – Personi që shfrytëzoi si prostitutë për 7 vite bashkëfshataren e tij nga Patosi i Fierit, është ekstraduar në Shqipëri mbrëmjen e djeshme.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, në Greqi u bë i mundur arrestimi i shtetasit Jorgo Sopaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar
Sopaj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, pasi në 1997-n kishte trafikuar drejt Italisë dhe shfrytëzuar për prostitucion për 7 vite me radhë një shtetase.
Ajo është shtetasja me inicialet F. S., e cila rezulton të jetë njohur me shtetasin Sopajn në vitin 1997 në Patos, ku më pas janë nisur drejt Vlorës dhe që nga atje janë nisur drejt Italisë me skaf, ku kanë qëndruar fillimisht në Rimini dhe më pas në Milano. Në fund janë sistemuar në Torino, ku Firzelete është detyruar të punojë si prostitutë nga viti 1999-2006.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/