Gjykata e Beratit lë në burg Natasha Rombulën dhe djalin e saj. Gjyshja dhe babai shfrytëzonin djalin e mitur për para në Tik Tok, Gjykata e Beratit dënoi sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg Natasha Rombula.

Gjithashtu babait i hiqet edhe e drejta e prindërimit.

Ngjarja e bujshme, që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10 vjeç në TikTok, duke përfituar vlera monetare, mori fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, që sot dha edhe dënimin për ta.

Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa,i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës, duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10 vjeç.