Dy persona nga Fushë Kruja, njëri prej të cilëve 17 vjeç, janë arrestuar nga blutë e Durrësit në bashkëpunim me ata të Krujës, pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur, vetëm 14 vjeçe.

Dy autorët janë Astrit Nika 45 vjeç, dhe shtetasi A. L. 17 vjeç, të dy banues në Fushë-Krujë.

Burime nga policia, bëjnë të ditur se dy të ndaluarit, për një periudhë kohe kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni, në banesën e Nikës, shtetasen S.M. 14 vjeçe.

Policia thotë se edhe vetë Nika ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën si dhe e ka shfrytëzuar që të kryente marrëdhënie me persona të tjerë kundrejt pagesës.

Gjatë kontrollit në banesën e Nikës u gjet edhe shtetasi A.L.

Mësohet se Nika është person me precedentë penalë të mëparshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë”.