Policia ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Bastet”, që synonte goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Gjatë operacionit në Vorë u arrestuan në flagrancë dy shtetas, A.M., 32 vjeç, pronari i lokalit, dhe M.M., gjithashtu 32 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.
Të arrestuarit akuzohen për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit përmes aplikacioneve në celularët e tyre.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi dy aparate celular dhe një shumë parash, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.7, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bastet”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushurinjë me njëri-tjetrin.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre”, njofton policia.