Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia në Greqi, pasi shfrytëzonin për prostitucion një vajzë 25-vjeçare greke.
Sipas mediave fqinje, rasti u zbardh mëngjesin e së enjtes, kur një qytetar duke kaluar pranë zonës së stadiumit të Pangritit, ka pikasur 25-vjeçaren të rrahur në rrugë dhe ka lajmëruar ambulancë.
E reja e cila ndodhej në gjendje të rëndë është dërguar në spital ku është thirrur edhe policia. Ajo ka treguar se prej fundit të muajt gusht shfrytëzohej nga një çifti shqiptarësh, 42 dhe 30-vjeç, burrë e grua.
Sipas saj, ata e kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme në një shtëpi në Heraklion dhe e kanë detyruar të kryente akte seksuale me persona të panjohur për të dhe duke i marrë paratë.
Policia greke ka njoftuar se 25-vjeçarja është gjetur brenda një automjeti në të cilën gruaja shqiptare e ka dhunuar dhe më pas e ka braktisur po në të njëjtin vend.
Çifti u arrestua në banesën e tyre, ku iu gjetën dhe u konfiskuan veshje të viktimës dhe shuma prej 260 eurosh si të ardhura nga veprimtari të paligjshme.