Policia italiane ka shkatërruar një bandë prostitucioni me shqiptarë dhe italianë, që vepronte në Bologna.
Mësohet se në pranga kanë rënë 11 persona, të cilët shfrytëzonin për prostitucion vajzat shqiptare.
Gjithashtu u sekuestruan shuma të mëdha parash, celularë dhe sende të tjera, ndërsa emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur.





