Zbulohet dhe goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shfrytëzimit për prostitucion, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona. Në kuadër të operacionit policor të koduar “EXPLOITATION” u arrestua 26-vjeccari me inicialet V. Gj, banues në Tiranë, i cili akuzohet se shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj.
Në pranga ka rënë edhe 70-vjeçari me inicialet P. O., që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja. I riu akuzohet për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”. Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





