22 korrik 2015 – Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçare nga Vlora, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Policia e Vlorës vuri në pranga shtetasen Dallëndyshe Osmëni, banuese në Vlorë, e cila u gjet duke shfrytëzuar për prostitucion një 25-vjeçare me inicialet E.M.
Kundrejt shërbimeve seksuale, 48-vjeçarja u merrte klientëve nga 5 mijë lekë.
Ndaj dy personave në fjalë ka nisur procedimi penal nga prokuroria e rrethit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/