Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy gratë e arrestuara për shfrytëzim të një të miture për prostitucion në Sarandë.
42-vjeçarja Silvana Osmani dhe 39-vjeçarja Luljeta Doda u kapën në flagrancë nga policia e Sarandës më 24 shkurt 2025, pas dy muajsh hetimesh në kuadër të operacionit “Silent Watch”.
Vendimi u mor nga gjyqtarja e Apelit, Luftfije Celami, e cila e cilësoi të drejtë masën e dhënë më herët nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës më 26 shkurt.
Dy gratë akuzohen për shfrytëzim të të miturës për prostitucion dhe u arrestuan pas hetimeve me metoda proaktive nga autoritetet.