Duket se moti do të ashpërsohet këtë fundjavë në të gjthë vendin pasi sipas IGJEUM, pasditja e sotme dhe dita e nesërme do të ketë prani reshjesh shiu dhe bëborë.
Sipas llogaritjeve nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lumi Drin dhe Buna do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta, ndërkohë lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 600m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 11 °C.
në vendet e ulëta: 7 / 10 °C.
në vendet malore: 0 / 4 °C.
Sot era pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje, ndërsa nesër do të fryjë e lehtë deri mesatare.





