Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku në zonat veriperëndimore do të gjenerojne reshje shiu.
Orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin, duke sjellë dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu ku më të theksuara do të mbeten në zonat veriperëndimore.
Ndërsa gjatë natën vonë pritet që reshjet të pësojnë dobësim të ndjeshëm, megjithatë zonat veriore dhe veriperëndimore do të vijonë me reshje të pakta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.