15gusht 2015 – Fundi i pushimeve në 15 ditëshin e parë të gushtit në Durrës u mbyll me shi e stuhi. Plazhistët janë larguar në orët e pasdites, për shkak të erës së fortë që pushtoi zonën. Parashikimi i motit nuk është shumë optimist për pushuesit e gjysmës së dytë të muajit gusht, pasi moti do të jetë me alternime.
Sipas meteorologëve, të dielën pasdite do të nisin sërish reshjet e shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë. Për të marrë rreze dielli në javën tjetër duhet të pritet e marta, me pak re, por me temperatura të larta. Këto fotografi të marra nga ndjekësit e faqes Dyrrah në Facebook tregojnë pamjen e sotme të plazhit, me nisjen e stuhisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





