NJU JORK, 25 mars 2013 – Kalimi i meteorëve mbi planetin tonë është bërë një fenomen i njohur tashmë. Çdo 2-3 ditë kalon një i tillë. Meteoriti më i fundit është parë në qiellin e Nju Jorkut në datë 22 mars, në orën 08:00 sipas orës lokale.
Njerëz të ndryshëm e kanë filmuar këtë asteroid. Duke iu referuar pamjeve filmike shkencëtarët janë të mendimit se bëhet fjalë për një asteroid me gjerësi 1 metër. Asteroide të tilla hyjnë në planetin tonë çdo 2-3 ditë raporton NASA.
Dëshmitarët që e kanë filmuar meteorin, thonë se ishte me ngjyra të ndezura, si një hënë e plotë. Lajmi për meteorët po diskutohen shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Planeti ynë kohët e fundit është “sulmuar” nga një sërë meteorësh. Kujtojmë se në Rusi, më 15 shkurt një shi meteorësh goditi rajonin Chelyabinsk, dhe disa orë më vonë një asteroid 40 metra i gjerë, "2012 DA14" kaloi në afërsi të planetit. Një ditë më vonë një asteroid shpërtheu në Kubë, dhe një tjetër u dallua në qiellin e Kalifornisë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





