Harper, vajza e Victoria dhe David Beckham është mjaft e privilegjuar duke qenë vajza e dy personazheve mjaft të famshëm dhe mjaft të pasur.
Për vajzën e tyre çifti i njohur bën shpenzime marramendëse që nga veshjet e deri te prerja e flokëve, vlerën e harxhuar për keto të fundit fansat nuk e kanë “justifikuar” Victorian.
46-vjeçarja pagoi për prerjen e flokëve dhe krehjen e vajzës 9-vjeçare një shumë prej 360 paund, sipas faqes së sallonit të bukurisë.
Mediat britanike kanë tentuar të marrin një reagim nga përfaqësuesit e Victorias, por ata nuk kanë deklaruar asgjë.





