Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 17, 234 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 617, 688 raste.
Autoritetet bëjnë me dije se janë shënuar rritje të rasteve në 24 orët e fundit. Ndërkohë 143 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave që nga muaji qershor.
Vendi tashmë po përballet me kufizime të rrepta për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Ndërkohë, kjo është regjistruar si java më problematike edhe sa i përket ekonomisë. Shitësit në Leeds janë shprehur se janë duke “luftuar” për mbijetesë.
James Greenhalgh, pronar i Flamingos Coffe House tha për BBC: “Kjo ka qenë java më e vështirë, ka qenë një katastrofë absolute”.
Ndërkohë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është akuzuar nga opozita për keqmenaxhim të situatës dhe se nuk ka një plan të qartë për zgjidhjen e kësaj krize.
Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Ashworth bëri me dije se vendi ka nevojë për një plan të qartë, ndërsa shtoi se kryeministri ka vepruar shumë ngadalë në lidhje me masat për parandalimin e COVID-19.
Sakaq Jeremi Hunt, kryetar i Komiteti dhe kujdesit shëndetësor, tha se ka vetëm dy javë kohë për të vlerësuar nëse masat e vendosura funksionojnë apo jo.
“Unë mendoj se kemi rreth dy javë kohë, jo më shumë për të parë nëse masat funksionojnë apo jo siç duhet”, tha Hunt.