Në një studim të publikuar në faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe krimin, shqiptarët rezultojnë se janë përdoruesit më të mëdhenj të kokainës. Në bazë të studimit është realizuar edhe harta që tregon nivelin e përdorimit të kokainës në raport me përqindjen e popullsisë.
Renditja e Shqipërisë në tabelën e publikuar nga “The Telegraph” britanik është shqetësuese, pasi kryeson listën. Prevalenca e përdorimit është e reflektuar në hartë me ngjyra të ndryshme, ku ngjyrat me të errëta tregojnë për nivele më të larta të përdorimit të kokainës.
Të dhënat korrespondojnë me raportimet për disa vite, duke dhënë edhe tregues konkrete për përdorimin e kokainës në vende të ndryshme të botës.
“Në majë të tabelës është Shqipëria. Hulumtimi i shëndetit publik nga 2014 vlerëson se 2.5 për qind e popullsisë së saj në moshë midis 16 dhe 64 vjeç përdor drogën. Vende të tjera në 10-she të lartë përfshijnë: SHBA, Spanjë, Australi dhe Holandë, së bashku me disa vende të Amerikës së Jugut: Kili dhe Uruguaj”, shkruan “The Telegraph”.