Më 19 prill, Nora dhe Era Istrefi publikuan bashkëpunimin e parë i cili është pritur mjaft mirë nga publiku. Në klipin e motrave Istrefi, nuk ishin vetëm vajzat që tërhoqën vëmendjen me lëvizjet provokuese.

Macja e ulur në krah të Norës ishte një gjetje e veçantë, por dhe shumë e kushtueshme, pasi ajo është një nga më të shtrenjtat dhe të rrallat. Çmimi i kësaj maceje shkon nga 20 deri në 100 mijë dollarë, pasi varet nga vendi dhe koha kur blihet.

Mesa duket, Era dhe Nora nuk janë kursyer aspak për të sjellë një klip të ngjashëm me atë të yjeve të showbizit botëror!