Dyshohet se sot janë grabitur rreth 2 milionë euro në Rinas.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së martë. Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një makinë e transportit të vlerave monetare. Dyshohet se ka një viktimë nga kjo ngjarje.
Viktima mendohet se është punonjës i kompanisë së sigurisë.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ata kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e grabitësve.
Grabitësit dyshohet se janë larguar drejt fshatit Nikël.





