Italia ka shënuar bilancin më të ulët të viktimave prej më shumë se 2 muajsh e gjysmë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humgur jetë 50 persona nga koronavirusi duke e çuar numrin në total në 32 785.
Rastet të reja janë 531 duke e çuar në 229858 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 140479, ndërsa 572 janë në gjendje kritike.
Numri i rasteve aktive është 56594. Kjo është shifra më e ulët e vdekjeve që prej datës 7 mars.





