Vijon përmirësimi i situatës së koronavirusit në Itali. Sipas Mbrojtjes Civile Italiane, numri i rasteve të reja me Covid-19 është më i vogël sesa ai i të shëruarve.

2646 janë rastet e reja, ndërsa 3033 janë personat e shëruar në 24 orët e fundit.  Numri total i të prekurve që nga fillimi i pandemise ka arritur në 189.973.

Ndërkohë, në Itali janë regjistruar 474 viktima në 24 orë. Sa i përket numrit total të viktimave, me shifrat e sotme arrin në 25, 549.