Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %.
4 raste të reja janë konfirmuar në vendin tonë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 876.
Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik informon se 4 rastet e reja janë përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.
Vazhdon të rritet numri i të shëruarve gjithashtu, teksa në Shqipëri prej ditësh regjistrohen më shumë pacientë që e kanë kaluar sëmundjen sesa raste aktive.
TË DHËNAT 12 MAJ
Sot dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore.
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë.
682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.
Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.
Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (12 Maj 2020)
- Testime totale 11332
- Testime molekulare 10802
- Testime serologjike 530
- Raste pozitive 876
- Raste të shëruara 682
- Raste Aktive 163
- Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
- Tiranë 70
- Krujë 51
- Shkodër 16
- Kamëz 12
- Fier 5
- Kurbin 3
- Elbasan 2
- Mirditë 1
- Berat 1
- Durrës 1
- Korçë 1





