Rreth 10 mln dollarë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit nga shërbimi i taksës së naftës për rreth 260 mjetet turistike që janë ndalur në Portin e Durrësit nga janari në gusht të këtij viti.
Duke folur me shifra, kapiteni i portit të Durrësit, Taulant Allka hodhi poshtë pretendimet, se jahtet bregëzohen në portin më të madh në vend, sepse nuk paguajnë apo taksohen.
“Këtë vit është aplikuar një taksë kombëtare, rreh 400 lekë të vjetra për litër.
Pra është një sasi prej 20 mijë tonë, e cila është taksuar për 400 lekë për litër.
Pra vetëm në buxhetin e shtetit direkt janë përcjellë rreth 10 milionë dollarë”, tha ai për “DurrësLajm”.
Kapiteni shtoi se më i artë pritet të jetë ky sektor me ndërtimin e Marinës Turistike, që pritet të mos lërë asnjë hapësirë portuale të pashfrytëzuar.
Trendi rritës i numrit të jahteve dhe velierave luksoze pritet të vijojë deri në fillim të muajit tetor, duke qenë kështu dëshmi e një sezoni veror shumë të suksesshëm.
K.Gj.





