Premier League njihet për shpenzimet e mëdha kur bëhet fjala për merkato dhe gjithmonë janë të parët ata që hidhen në këtë treg. Diçka më shumë se një miliar euro është shifra marramendëse që ka shpenzuar Manchester City nga viti 2013 e deri më sot.

Nuk mbetet mbrapa edhe skuadra e Manchester United e cila ka shpenzuar plot 860 milionë euro në pesë vitet e fundit. Por, shpenzimet marramendëse jo domosdoshmërisht u kanë sjellë suksesin te dy prej klubeve kryesore në ishull sepse në Champions League asnjëra prej tyre nuk ka arritur të triumfojë. Të dy këto skuadra ndiqen nga Barcelona, Juventusi dhe PSG.

Mund të tingëllojë e çuditshme por Reali i Madridit edhe pse ka fituar 4 herë Champions-in në vitet e fundit pozicionohet në vendin e 9-të të këtij klasifikimi special me vetëm 546 milionë euro të shpenzuara duke lënë pas Interin.