Kristof Piontek është një ndër blerjet më të bujshme dhe më efektive të merkatos së janarit jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.Transferimi i tij në Milano, i ka dhënë një frymë fituese Milanit, që kapi vendin e tretë që e çon në Ligën e Kampionëve.

Por sezoni i polakut ka nisur i vrullshëm që nga Xhenoa. Deri tani në të gjitha kompeticionet dhe me të dyja skuadrat, ai ka arritur të shënoj plot 26 gola.

I bukur është fakti se Piontek ka pesë gola më shumë se e gjithë skuadra e Kievos, kundërshtari i ardhshëm i Milanit këtë javë në kampionatin.

Mbetet të shohim nëse Piontek do t’i rikthehet golit këtë javë, pas ndeshjes me Sasuolon që çuditërisht nuk e gejti rrugën drejt rrjetës.