Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi më herët se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 489 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, 28 prej të cilëve në qytetin e Durrësit.
Një shifër e lartë me raste pozitive është identifikuar edhe në Krujë, plot 31, duke shkuar numri në total i të infektuarve në nivel qarku; 963.
Nga 6 viktimat e regjistruara brenda 24 orëve të fundit, një 66-vjeçare është nga Durrësi.
NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1954 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 489 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë,
28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,
18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë,
11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë,
6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,861 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj dhe të merrni informacionin e nevojshëm.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (6 nëntor 2020)
- Raste të reja ditore 489
- Të shëruar ne 24 orë 165
- Të shtruar në spitale 350
- Humbje jete në 24 orë 6
- Testime ditore 1954
- Testime totale 135,245
- Raste pozitive 23,210
- Raste të shëruara 11,861
- Raste Aktive 10,800
- Humbje jete 549
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 5315
- Durrës 963
- Fier 868
- Korçë 696
- Shkodër 623
- Elbasan 507
- Lezhë 487
- Vlorë 461
- Berat 318
- Kukës 253
- Gjirokastër 204
- Dibër 105





