Edin Dzeko vazhdon të shënojë gola. Mosha është një numër edhe për të, pasi në fushën e blertë shkëlqen.Sulmuesi boshnjak realizoi në duelin e djeshëm që Interit e fitoi kundër Sassuolo në transfertë.
Për të ishte goli i gjashtë në shtatë ndeshje dhe debutim me shifra të tilla tek Interi nuk kishin parë që prej sezonit 1997 -1998. Asokohe ishte Ronaldo Fenomeni ai që shënonte me të tilla ritme me fanellën e Interit që në sezonin e parë.





