VIP-at shqiptarë i kanë shpëtuar acarit dimëror që pushtoi Shqipërinë dhe Kosovën gjatë dy muajve të parë të vitit, duke zgjedhur vende të nxehta dhe ekzotike për të pushuar.Ndërsa Instagramet e tyre u pushtuan nga fotot me diell e plazh në sfond, shifrat e shpenzuara nga yjet kanë qenë jo më pak të nxehta.
Ledri Vula me familjen, Fjolla Morina, Zaimina Vasjari, Ledina Çelo, Blero dhe Afrona ishin disa prej artistëve që të ftohtin e kaluan në vende të nxehta. Por sa kanë kushtuar në të vërtetë pushimet dimërore të VIP-ave shqiptarë?
Prive ka zbuluar disa shifra marramendëse për diellin e dimrit, i cili, duhet pranuar, nuk ndriçon njëlloj për të gjithë. Ledri bashkë me familjen ka udhëtuar drejt Meksikës së largët, dhe mendohet të kenë harxhuar të paktën 14 mijë euro. Jo më pak raportohet të ketë harxhuar Fjolla për pushimet me nënë e vajzën në ishujt Maldive. Për të treja raportohet se Fjolla ka harxhuar të paktën 12 mijë euro. Të njëjtin destinacion e ka zgjedhur edhe Ledina Çelo me familjen, e cila mund të ketë harxhuar 14 mijë euro. Edhe Zajmina për 10 ditë në Maldive, raportohet të ketë shpenzuar të paktën 9 mijë euro. Ndërsa Blero dhe Afrona kanë zgjedhur një udhëtim amerikan, veçanërisht në Majemi, ku raportohet të kenë harxhuar rreth 15 mijë dollarë.