Ministri Bledi Çuçi bëri një bilanc të fundit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, si dhe të banorëve që janë akomoduar aktualisht në hotele dhe çadra.
I pranishëm në mbledhje e tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ministri Çuçi tha se në hotele ndodhen mbi 3 mijë persona, ndërsa në çadra janë mbi 10 mijë të prekur nga tërmeti.
Shifrat nga Emergjencat
- 3613 persona janë në hotele
- 10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,
- 39310 objekte janë verifikuar
- 3580 të pabanueshme në Durrës
- 72 objekte janë shembur
- 10 në Tiranë
- 7 në Lezhë
Familjet përfituese të qirasë
- Në Durrës 1310 familje
- Në Shijak 1187
- Në Tiranë 2274
- Në Vorë 499
- Në Kavajë 176
- Në Kamëz 270
- Në Lezhë 610
Meremetimet
- 887 leje në Tiranë
- 12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)
Shëndetësia
- 8 pacientë janë të shtruar te Trauma
- 3 janë dërguar për specializim jashtë vendit
Arsimi
- 53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan
- Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla
- 14 në Tiranë
- 7 në Lezhë
- 28 shkolla janë meremetuar në Durrës





