Teksa vendi ynë po përballet me shifra të larta të rasteve me koronavirus, tashmë do të zgjerohet dhe kapaciteti i testimeve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, deklaroi sërish sot se tashmë është hapur laboratori i dytë në QSUT, me një staf të kualifikuar.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me #cilësi dhe #siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID-19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT

Staf i kualifikuar

Laborator i çertifikuar

Të #mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë

Vendose maskën

Ruaj distancën

Kujdesu për higjienën vetjake dhe kolektive

Bashkë kundër #COVID19