6 qershor 2015 – Mediat italiane kanë shpërndarë videon e një arratisjeje spektakolare të një shqiptari nga burgu i sigurisë së lartë në Palermo.
Ai është Valentin Frrokaj, i dënuar në Itali për vrasje. Frrokaj ka mundur të presë hekurat e dritares së qelisë, dhe ka zbritur me një litar nga muri i lartë i burgut, pa u vënë re.
Ky nuk është rasti i parë që Frrokaj arratiset nga një burg në Itali.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/