Samitit i G20-s i mbajtur në Hamburg përveç diskutimeve, përshkallëzimit të dhunës nga kundërshtarët militantë të globalizimit, zbuloi dhe dëshirën e madhe të Presidentit të Francës Emmanule Macron për të bërë një foto afër Donald Trump.
Sikurse duket edhe në video, Macron ndryshon pozicionin e tij nga njëri cep në tjetrin për të shkuar afër presidentit të Amerikës. Këtë veprim ai e bëri dukë u shkëputur më lezet dhe përshëndetur liderët e tjerë dhe më pas shkon afër Trump-it.
Ky veprim i presidentit francez nuk u ka shpëtuar syrit të udhëheqësve botërorë, të cilët e kanë parë me çudi Macron-in.





