Pasi Jetaoshqef.al publikoi disa foto nga një dasmë në Kavajë, ku lekët e hedhura nga të ftuarit mblidheshin me fshesë, një video vjen nga Hasi.

Shuma parash që vështirë t’i numërosh dhe një person që merret posaçërisht me këtë punë. Ai ka marrë një valixhe apo çantë, pak rendësi ka kjo, dhe me grushte i vendos lekët brenda saj. Duke qenë shumë para, një tjetër person i vjen në ndihmë për t’i lehtësuar punën.

Nuk kemi lekë, nuk kemi lekë themi, ama në dasma namin bëjmë.

Këto pamje nuk kanë nevojë për koment…