Për kryeministrin Edi Rama sot është një ditë e veçantë pasi nëna e tij Aneta Rama feston ditëlindjen.

Kryeministri ka publikuar në Instagram disa foto, ku shfaqet djali i tij Zaho me një buqetë me lule në dorë, të cilat ja jep nënës së kryeministrit me rastin e ditëlindjes.

Në fotot e publikuara, duket djali i kryeministrit që është rritur mjaft, pasi daljet e tij në media janë të rralla.

“Nona edhe 100”– ka shkruar kryeministri Rama në fotot e postuara në Instagram.