Ky djalë i ri me pistoletë në prehër që shikoni në foto, është Kevin Bardhi, djali i kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhi.
Fotoja duket se është postuar në rrjetet sociale nga ai vetë e tashmë po bën xhiron e radhës.
Në prehër ai mban një pistoletë dhe sipas mesazhit që ka ardhur nga qytetari dixhital për ish-kryeministrin Sali Berisha, thuhet se ai “lëviz si sherifat në Laç”.
“Ne kemi pushtetin, ne kemi armët”, është diçitura me të cilën e shoqëron Berisha postimin në “Facebook”.





