Këto janë pamjet që vijnë nga bulevardi “Epidamn” në Durrës, ku nga shpejtësia tejet e lartë, një automjet tip “Benz A Class” ka përfunduar sipër një “Benz”-i tjetër.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë ish-picerisë “Proper pizza”, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihet ende se cili ka qenë drejtuesi i automjetit që kryen manovra të tilla shpejtësie në një nga akset rrugore me më shumë lëvizje në qytet, çka mund të rezultonte me pasoja të rënda për kalimtarët e rastësishëm.





