Një avion ka humbur në mënyrë të çuditshme një rrotë prej 100 kg gjatë ngritjes, disa sekonda pasi u ngrit në qiell.
Rrota u shkëput nga avioni Dreamlifter dhe ra në një fushë me bar në aeroportin Taranto në Itali.
Pamjet tregojnë një nga rrotat me diametër prej 1.2m nga aparati kryesor i uljes, e cila rrotullohet dhe kthehet në tokë.
Avioni po nisej nga Taranto për në Charleston, Karolina e Veriut në orën 09:09 të mëngjesit të djeshëm.
Pavarësisht mosfunksionimit, avioni u ul i sigurt në SHBA.
Dreamlifter ishte projektuar për të transportuar pjesë midis Italisë, Japonisë dhe SHBA-së dhe u përdor për të transportuar edhe furnizimet mjekësore gjatë pandemisë Covid.
Hetuesit nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Fluturimeve (ANSV) po hetojnë aksidentin dhe do të vendosin nëse do të hapin një hetim zyrtar.
Boeing 747-400 Dreamlifter tem fogo em um de seus pneus e perde a roda após a decolagem pic.twitter.com/K00lLLf7Bg
— AEROIN (@aero_in) October 11, 2022





