Pamjet e vjedhjes së një “shtëpie bari” në Angli janë publikuar së fundmi në mediat britanike.

Në videon e publikuar nga “Dailymail”, shihen një bandë, prej 10 vetash që nga Londra kanë shkuar në Nottingham për të vjedhur kanabisin.

Agresorët thyen derën e shtëpisë dhe qëlluan disa herë me thikë persnonin që gjetën brenda. Ata më pas tentuan të largoheshin, por u arrestuan nga policia.