Ky person që shihni te video që publikon “DurrësLajm” ka tentuar mbrëmjen e djeshme të vjedhë në një Tabachino në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit.

Nga të dhënat që mëson “DurrësLajm”, i njëjti person ka tentuar edhe herë të tjera të vjedhë dyqane të tjera.

Pamjet janë siguruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në këtë biznes, ndërsa pronari i bën publike me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.