6 shtator 2015 – Ngjashmëria e një studenteje skoceze me yllin hollivuadin Angelina Jolie ka “çmendur” rrjetet sociale. Ajo numëron mbi 56.000 ndjekës në Instagram, me qindra komente dhe pëlqime në fotot e saj.
24-vjeçarja Chelsea Marr, e cila edhe pse është shumë e bukur, ka hequr dorë nga modelingu për të punuar si menaxhere në një kompani gazi në Aberdin. Miqtë e përshkruajnë si një tip të turpshëm dhe në një postim, ajo ka treguar se është thjesht një vajzë normale që fatmirësisht ngjason me 40-vjeçaren Jolie.
"Jam shumë e lumtur që më krahasojnë me të mrekullueshmen Angelina Jolie", shkruan në një postim 24-vjeçarja.
Ajo ka treguar se njëherë i është ofruar një vend pune si modele, por nuk ka pranuar duke qenë se është e shkurtër dhe do të përfundonte duke shkatërruar fustanet.
/portali DurresLajm/