Një incident i rëndë është regjistruar një ditë më parë, në një nga shkollat 9-vjeçare të Shijakut.
Një 11-vjeçar ka goditur me grusht një shoqen e tij të shkollës, e cila është vetëm 10 vjeçe.
Mësohet se 11-vjeçari R.F. e ka goditur 10-vjeçaren G.H me grusht, ndërsa po dilnin nga shkolla, duke i shkaktuar një plagosje të lehtë.
Kallëzimi në polici, për incidentin e rëndë, është bërë nga nëna e 10-vjeçares.
Megjithë moshën e mitur, 11-vjeçari do të ndiqet penalisht nga Prokuroria e Durrësit.





