15 shtator 2015  Ditën e parë të mësimit, ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë Najeeb Abdulrahman Al-Bader dhuroi çanta dhe materiale të tjera shkollore për të gjithë nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Kuvajt" në Gjepalaj të bashkisë së Shijakut në qarkun e Durrësit.

Ambasadori Al-Bader tha se shkolla "Kuvajt" është një model i miqësisë dhe partneritetit strategjik mes Kuvajtit dhe Shqipërisë, dhe reflekton në të njëjtën kohë qëllime të përbashkëta të dy vendeve mike në të gjitha fushat, dhe se ndërtimi i kësaj shkolle është tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani shprehu mirënjohjen e tij të thellë për popullin dhe Qeverinë e Kuvajtit të cilët sollën një buzëqeshje për të gjitha familjet e fëmijëve të shkollës "Kuvajt" duke u ofruar mjete shkollore, dhe në këtë mënyrë duke lehtësuar familjet e tyre nga detyrimet financiare. Ngjarja ka gjetur pasqyrim në shtypin kuvajtian.

/portali “DurresLajm”/