Banorët e Shijakut denoncojnë skandalin me investimin e qëndrës së qytetit. Punimet janë pa cilësi dhe për katër muaj pllakat janë ndërruar disa herë. 90 milionë lekë të reja janë investuar nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve për rivitalizimin e qëndrës së Shijakut, projekt i cili përfshinte shtrimin me pllaka në qendër, lulishten, një shatërvan, ndërtimin e një ure mbi ujë, dhe lyerjen e fasadave në qëndër. Por, punimet që kanë zgjatur më shumë se dy vjet janë krejtësisht pa cilësi. "Rezultati tregon se ka patur mjaft mangësi në shtrimin e plakave. Trafiku bllokohet vazhdimisht, punimet kryhen me cilësi shumë të dobët, sepse pllakat e qëndrës janë ndërruar disa herë sepse shkulen. Në kohën e Enverit shtroheshin pllakat dhe jetonin për dekada me radhë, tani shtrohen sot e shkulen nesër. Cilësia shumë e dobët. Në atë kohë ata që abuzonin futeshin në burg, tani nuk mban njeri përgjegjësi," – thote nje banor. "Të gjithë ata që kanë vjedhur fondet të mbajnë përgjegjësi. Dikur shkonin ose në Spac ose në Burrel, nëse vidhnin djersën e popullit. Sot nuk pyet njeri për djersën e popullit, paratë e taksapaguesve shqiptarë," – shton një qytetar tjetër.
Shijak, banorët denoncojnë punimet pa cilësi për rehabilitimin e sheshit (video)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Adriatik Lapaj pret radhën për të protestuar! Pas largimit të Berishës, shfaqet te Kryeministria
Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë
Berisha deklaratë për mediat pas protestës: Ky është mision më i rëndësishëm se ai i 90′!
Marina sekuestron 27 tonë kokainë





