Policia e Shijakut ka arrestuar në flagrancë një 30- vjeçar, pasi ka kundërshtur dhe goditur punonjësin e policisë.
Mësohet se D.Plloçi banues në Bulqizë, më datë 25.03.2017, në Maminas, për shkak të detyrës ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë të rendit publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar në nenet 237 dhe 242 të Kodit Penal.





