Një banor i Shijakut ka përfunduar i plagosur në spitalin e Durrësit, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët.
Ngjarja është regjistruar një ditë më parë, ndërsa sipas njoftimit të policisë, mësohet se 57-vjeçari me iniciale M.Ç. ndodhet jashtë rrezikut.
“Më datë 06.05.2017, në Shijak, shtetasi M.Ç., vjeç 57, aksidentalisht ka rënë nga shkallët e soletës, është dëmtuar e ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e bluve.





