Një ditë më parë, një 36-vjeçar dhe një 55-vjeçar, të dy nga Shijaku, janë konfrontuar mes tyre në lagjen “Kodër”.

36-vjeçari M.K., tamam si një boksier, ka goditur me grushte bashkëqytetarin e tij K.F, duke e lënë të plagosur lehtë.

Ky i fundit ka denoncuar ngjarjen në komisariatin e policisë, ndërkohë që ndaj 36-vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë, pasi akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.